QG - I.C.T.S. AlbWeb.com QG - I.C.T.S. AlbWeb.com
QG - I.C.T.S. AlbWeb.com

Kushtet tona të përgjithshme (Kondicionet / Conditions)

1. Kontrata dhe koha minimale
ka vlershmërin minimale: gjashtë (6) Muaj. Llogaritja bëhet dy herë në vit dhe atë çdo gjashtë (6) muaj. Suspendimi i kontratës mund të bëhet një (1) muaj para skadimit të kuartalit. Nëse suspendimi i kontratës nuk bëhet brenda këtij afati, kontrata fiton vlershmërin e saj për gjashtë (6) muajt e ardhshëm. Suspendimi i kontratës ka vlershmërin e saj vetëm me anë të postës Rekomanduese. Suspendimet me anë të e-mailit nuk merren parasyshë.

2. Çmimet
Në çmimin inkluzive nuk është përfshirë regjistrimi i domainit në SWITCH ose ICANN. Rezervimi i Emrit (Domainit) për prapashtesat me .com dhe .li llogaritet në mënyrë direkte nga Switch. Të gjitha çmimet janë ekskluzive dhe tatimet e duhura llogariten si pjes e veçantë e pagesës në faturë. Tatimet llogariten sipas shtetit, në zvicër është 7.6% nga çmimi në faqe.

3. Domain registration
Adresat (Domainat) e regjistruar nga I.C.T.S. mbeten në pronësi të klientit. Pas regjsitrimit të domainit të dhënat e klientit (emri, mbiemri, adresa etj.) janë publike për të gjithë ata që e bëjnë Whois. Këto të dhënat nuk përdoren në asnjë mënyrë për ndonjë reklamë apo diç tjetër. Adresa mund të ndryshohet sipas kushteve dhe kondicioneve të Domainit.

4. Transferimi i Domainit
Transferimi i Emrit, përkatësisht (Domainit) mund të bëhet vetëm pas gjashtë (6) muajsh. Nëse pas gjashtë muajve vendosni ta ndrroni Providerin e firmës I.C.T.S. AlbWeb.com, ne i’u mundëson këtë pa shpenzime të mëtejme, pra gjithë shumën e trasferit e bartë AlbWeb, gjë që nuk është tek Provajderët e tjerë!

5. Faturimi & Pagesat
Sistemi jonë i faturave bën llogaritë sipas regjistrimit tonë të njëherëshën në sistem, pra në mënyrë automatike. Faturat shtypen vetvetiu në data të caktuara dhe dërgohen mes postës nga përfaqësit në shtetet përkatëse ose nga QG - I.C.T.S. Pagesa është për t'u bërë në mënyrë paraprake. Për abonuesit tanë të mëhershëm, llogarinë e bëjmë me anë të çekut, d.m.th Faturës, qoftë në Kosovë, Evropë etj. Afati i faturës parapaguese është 10 ditë. Jashtë Zvicrës dhe Gjermanisë 20 ditë.

6. Kartelat Kreditore
QG - I.C.T.S. akcepton edhe pagesat me Kartela Kreditore (Credit Cards) siç janë; p.sh Amerikan Express, Visa Card, Mastercard, EuroCard etj.. Pagesat me anë të Kartelave Kreditore mund të bëhen nga e gjithë bota. Në Kosovë, Maqedoni, Evropë dhe jashtë Zvicrës pagesa mund të bëhen gjithashtu edhe mes Postës, Bankës apo mes WESTERN UNION në adresat dhe të dhënat përkatëse.

7. Përmbajtja e materialeve
QG - I.C.T.S. AlbWeb.com në asnjë mënyrë nuk akcepton faqe me përmbajtje "Adulte" (sex, erotik, pornografi)!!!
AlbWeb ka të drejtë të deaktivizoj të gjitha faqet të cilat nuk i përshtaten këtyre kushteve tona. Në raste të tilla AlbWeb do të llogaritë shpemzimet për kohën e humbur, shpenzime keto të cilat do duhej t’i kompenzoi abonenti dhe përgjegjësi i asaj faqeje.

QG - I.C.T.S. AlbWeb.com nuk akcepton faqe të çfarë do lloji me përmbajtje të sexit, pornografisë apo tjera me përmbajtje të tilla gjithashtu ne nuk akceptojmë faqe tjera pornografike me fotografi të shumta dhe të ndryshme. Ne nuk akceptojmë faqe me përmbajtje Raciste, Kriminale etj. Ne gjithashtu nuk akceptojmë "Fajlla për Download" që mund të shkaktojnë probleme teknike në sistemin tonë. Fajlat që përmbajnë më shumë se 700KB dhe që posedojnë (exe, .zip, .avi etj.), nuk guxojnë të hudhen në serverat e AlbWeb-it pa e poseduar lejen e posaçme. Për këtë ju duhet të arrini marrëveshje plotësuese me AlbWeb ose të bëni lajmërim me shkrim, në t¨ekundërten stafi përkatës do t'i fshin pa paralajmërim.

Gjithashtu rrjeti i firmës shqiptare, AlbWeb, nuk është i paraparë për programe siç janë p.sh. Backoriffice, Butsniffer etj., apo për programe që mund të dëmtojnë rrjetin tonë apo rrjetin e të tjetrit. Çdo zbulim i tillë do të fshihet nga serveri jonë dhe për këtë kohëzgjatje do t'i llogaritet abonentit në kuartalin e ardhshëm.

8. Shells & IRCD Hosts
Çdo shell i lëshuar nga ne, në asnjë mënyrë nuk vlen për qëllime të dëmtimit të të tjerëve të çfarëdo lloji qofshin ato. Të gjitha ndodhitë eventuale në këtë drejtim, na obligojnë që ta deaktivizojmë kyçjen me SSH dhe ta ndalim konton e shellit. Gjithashtu edhe IP-jat e IRCD-së nuk guxojnë të keqpërdoren për flood, spam, smurfing etj. Poashtu, të gjitha ndodhitë në këtë drejtim, qojnë deri te deaktivizimi i kontos tuaj. Çdo riaktivizim eventual është i lidhur me shpenzime që mund t'i gjeni në Çmimoren tonë të publikuar në web faqen tonë. Lëshimi i PsyBNC-ve, Eggdrops apo ndonjë "Boti" tjetër nga serverët tanë, pa pajtimin e QG - I.C.T.S. mund të çon deri te deaktivizimi i kontos së klientit.

9. Hack/Sniffer/Backdoors etj
QG - I.C.T.S. AlbWeb.com paralajmëron të gjithë klientët e saj se, në rast të zbulimit të ndonjë lloj programi të lartpërmnedur në akountin e tyre, pa njoftimin paraprak, akounti do të deaktivizohet dhe gjithashtu do të pasojn hapa të tjerë të mbrojtjes ligjore. Gjithashtu ju njoftojmë se përgjegjësin për dëmet eventuale e mbanë klienti dhe në asnjë mënyrë QG - I.C.T.S. AlbWeb.com apo ndonjë nga përfaqësit tona.

Merre verzionin për Acrobat Reader

Nëntor 1999 / Gjendja: Tetor 2000

QG - I.C.T.S. AlbWeb.com

Business Hosting for larg Companys and special resellers
Oferta "Business Host" ju dedikohet të gjitha firmave që duan të bëjn stërshitjen e këtij produkti dhe të përfitojnë nga çmimet tona senzacionale. Oferta për Biznes veçohet me 1 IP Reale, 2000MB, me më shumë se 300 E-Maila si dhe me 50 Subdomains.
 

QG - I.C.T.S. AlbWeb.com