QG - I.C.T.S. AlbWeb.com QG - I.C.T.S. AlbWeb.com
QG - I.C.T.S. AlbWeb.com

Rregullat Kushtet dhe Kondicionet rreth AWSPOI

Pagesa mes Kartelave kreditore:
1. AW Sistemi i Pagesave Online në Internet
2. Pagesat me Kartela kreditore (PmKK - PwCC- Payments with Credit Cards)
3. Rregullat, Kushtet dhe Kondicionet për RrKKAWSPOI

1. Përgjegjësia
QG - I.C.T.S. AlbWeb.com si dhe përfaqësitë tona nuk bartin asnjë lloj përgjegjësie lidhur me ecurin, funkcionin, problemet, keqpërdorimet legalitetin apo ilegalitetin e kartelave kreditore, çekave (Checks) apo çfarë do lloji tjetër të pagesës që nuk varet nga ne. Në rastin tonë, për një gjë të tillë përgjegjësin e bartin PayPal dhe iPayment, kushtete dhe udhëzimet e të cilave mund t'i gjeni këtu.

2. Shërbimet dhe aktivizimi i tyre
QG - I.C.T.S. AlbWeb.com dhe përfaqësitë përkatëse tek të cilat arrijnë produktet e porositura nga faqja kryesore (www.albweb.com) ose faqja përkatesë e përfaqësisë së caktuar NUK aktivizojnë asnjë shërbim apo produkt të porositur derisa në xhirollogarinë tonë përkatëse nuk ka arritur shuma e pagesës së porositur. Të gjitha llojet tjera të pagesave vlejnë sipas Kushteve, Kondicioneve, Udhëzimeve dhe Rregullave tona të përgjithshme (KKURrP).

3. Pagesat me Kartela kreditore
Përdorimi i kartelave kreditore në mënyrë ilegale ndalohet rreptësisht dhe nuk guxon të përdoret në asnjë mënyrë dhe me asnjë kusht si dhe për asnjë shërbim apo produkt që e ofrojmë në www.albweb.com apo kudo qoftë në faqe të cilat jemi ne direkt ose indirekt të kyçur apo me çfarëdo llojë përgjegjësie në to. Çdo lëndim i këtij kushti do të çon deri te suspendimi dhe sistimi i kontos në serverat tonë ose do të çon deri te bllokimi apo anullimi i produktit të ofruar nga ne.

4. Pagesat & Kompenzimet
QG - I.C.T.S. AlbWeb.com dhe asnjë nga përfaqësitë e saj në asnjë mënyrë nuk e bëjnë kompenzimin e produkteve eventuale me të holla dhe as kthimin e të hollave. Kompenzimet e vetme dhe të mundshme janë afatet e caktuara kohore, qoftë në vazhdimësi të domainit, hostingut apo çfarëdo produkti e shërbimi tonë tjetër.

QG - I.C.T.S. AlbWeb.com, Janar 2003

Faqet e partnerëve të Sistemeve të Pagesave në internet:


PayPal
- "User Agreement for PayPal™ Service" direkt në PayPal


dhe gjithashtu edhe në iPayment. Faqja në internet: iPayment

QG - I.C.T.S. AlbWeb.com

Business Hosting for larg Companys and special resellers
Oferta "Business Host" ju dedikohet të gjitha firmave që duan të bëjn stërshitjen e këtij produkti dhe të përfitojnë nga çmimet tona senzacionale. Oferta për Biznes veçohet me 1 IP Reale, 2000MB, me më shumë se 300 E-Maila si dhe me 50 Subdomains.
 

QG - I.C.T.S. AlbWeb.com