QG - I.C.T.S. AlbWeb.com QG - I.C.T.S. AlbWeb.com
QG - I.C.T.S. AlbWeb.com

AWSPOI- AW Sistemi i Pagesave Online në Internet

Njoftim hyrës
Para se të përdorni sistemin tonë të AW- Sistemit të Pagesave Online në Internet (tutje AWSPOI) duhet të njoftoheni me të gjitha Rregullat, Kushtet si dhe Kondicionet tona të përgjithshme. Për këtë arsye ne ju kemi përmbledhur të gjithë linqet që kanë të bëjnë me AWSPOI dhe me RrKKAWSPOI.

Pagesat dhe format e pagesave mes Kartelave kreditore:
1. AW Sistemi i Pagesave Online në Internet
2. Pagesat me Kartela kreditore (PmKK - PwCC- Payments with Credit Cards)
3. Rregullat, Kushtet dhe Kondicionet për RrKKAWSPOI

AlbWeb ka vendosur, që terminologjia e përdorur në këtë rast, në gjuhë të huaja të përkthehet në shqip dhe të përdoret me sa vijon (Korrik 2002):

Albanian (Shqip): AWSPOI- AlbWeb Sistemi i Pagesave Online në Internet
English: AWOPSI- AlbWeb Online Payment System on Internet
Deutsch: AWOZSI- AlbWeb Online Zahlungssystem im Internet
Français: AWSPLI- Système de paiement en ligne dans l'internet

Për momentin akceptojmë pagesat mes dy sistemeve të ndryshme që i ofrojnë: PayPal dhe iPayment. Duke e pasur parasyshë se kushtet, rregullat, kondicionet e përgjithshme si dhe ato të veçanta nuk i caktojmë ne, me anë të kësaj faqje ju njoftojmë me të gjitha përgjegjësit, kushtet, kondicionet, rregullat dhe ecuritë e përgjithshme të këtyre shërbimeve që do t'i bartni ju si përdorues (users) të këtiyre shërbimeve. Duhet të jeni të vetdijshëm se përgjegjësinë e bartni ju si person privat apo juridik dhe në asnjë mënyrë QG - I.C.T.S. AlbWeb.com ose ndonjë përfaqësi e saj.

QG - I.C.T.S. AlbWeb.com si dhe përfaqësitë tona kudo që gjenden nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për asnjë nga kushtet, rregullat apo kondicionet e veçanta ose të përgjithshme të vendosura nga sistemet tona të pagesave online, pos atyre të vendosura nga QG - I.C.T.S. AlbWeb.com të cilat mund t'i gjeni në faqen tonë.

Linqet eksterne: Para se ta përdorni AWSPOI- AlbWeb Sistemin e Pagesave Online në Internet duhet t'i lexoni dhe ti akceptoni edhe këto kushte dhe kondicione në PayPal si dhe në iPayment.

Faqet e partnerëve të Sistemeve të Pagesave në internet:


PayPal
- "User Agreement for PayPal™ Service" direkt në PayPal


dhe gjithashtu edhe në iPayment. Faqja në internet: iPayment

QG - I.C.T.S. AlbWeb.com

Business Hosting for larg Companys and special resellers
Oferta "Business Host" ju dedikohet të gjitha firmave që duan të bëjn stërshitjen e këtij produkti dhe të përfitojnë nga çmimet tona senzacionale. Oferta për Biznes veçohet me 1 IP Reale, 2000MB, me më shumë se 300 E-Maila si dhe me 50 Subdomains.
 

QG - I.C.T.S. AlbWeb.com